Maloku:Ky fenomen do të shfaqet tek ne, pas liberalizimit të vizave

  • 20 May 2018 - 17:35
Maloku:Ky fenomen do të shfaqet tek ne, pas liberalizimit të vizave

Tomorr Maloku nga Prishtina, për gazetën " Kosova Sot", tha se është e vërtetë se ekziston ky rreziku i madh që të ngelim pa mjekë dhe infermierë, por edhe kjo është një proces krejt i natyrshëm në Ballkan, ngase nga të gjitha vendet e rajoni kuadrot mjekësore po kërkojnë kushte më të mira jetese në vendet e zhvilluara. "Kjo po ndodh në tërë rajonin me ikjen e trurit intelektual. Ky fenomen do të shfaqet edhe tek ne, sidomos pas liberalizimit të vizave. Por, kjo ikje e trurit nuk do të ndodhë jo vetëm këto dy profesione të mjekëve e infermierëve, por edhe në profesione të tjera", shprehet ai. "Që mos të ndodhë kjo ikje e trurit, Qeveria e Kosovës duhet që të punojë shumë më tepër në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e kushteve të përgjithshme të punës dhe të ardhurave për popullin, por sa do të mund të realizohet kjo koha do ta tregojë këtë", potencoi Maloku. 

 

(Kosova Sot)