Sekuestrohet gomonia në Sarandë, arrestohet italiani

  • 21 May 2018 - 16:36
Sekuestrohet gomonia në Sarandë, arrestohet italiani

Një gomone është sekuestruar ditën e sotme nga policia Kufitare e Sarandës.

Gomonia është gjetur në zonën e njohur si Gjiri i Kasolles. Policia ka vënë në pranga italianin Antonio Summa, i cili është futur në Shqipëri bashkë me gomonen në mënyrë ilegale.

Blutë e Sarandës kanë dyshime të forta se italiani ka ardhur në Shqipëri për të marrë drogë. Megjithatë, do të jenë hetimet dhe dëshmia e italianit, i cili do të sqarojë më shumë këtë ngjarje.

(Kosova Sot)