Publikohen fotografitë zyrtare të dasmës së Princit Harry me Meghan Markle

  • 21 May 2018 - 16:49
Publikohen fotografitë zyrtare të dasmës së Princit Harry me Meghan Markle

Janë publikuar fotografitë zyrtare të dasmës mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle, të cilat duken të jenë portretet më imtime mbretërore të publikuara ndonjëherë.

Fotografia më goditëse është ajo ku tashmë Dukesha e Sussexit shihet e ulur mes këmbëve të Princit Harry, derisa ai i buzëqesh kamerë, shkruan Daily Mail.

Zëdhënësi i pallatit të çiftit mbretëror ka thënë se “Duka dhe Dukesha e Sussexit do të donin të falënderonin secilin që ishte pjesë e ceremonisë martesore të shtunën”.

“Ata ndjehen me fat që kishin mundësinë të ndanin ditën e tyre me gjithë ata njerëz të mbledhur në Ëindsor dhe gjithashtu me gjitha ata që përcjellen dasmën nga televizori në gjithë Britaninë e Madhe dhe mbarë botën”.

Tre fotografët e angazhuar nga mbretëria ishin Alexi Lubomirski dhe Mario Testino, fotograf i parapëlqyer i familjes mbretërore që ishte i njohur për simpatinë që kishte ndaj tij e ëma e princit Harry, Princesha Diana.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image