BADALLAJ: SHPEND JAHTI ME BANDAT E 'PRONTO-S E COCA COLA ZERO' PO VJEDHIN POPULLIN!

  • 21 May 2018 - 17:20
BADALLAJ: SHPEND JAHTI ME BANDAT E 'PRONTO-S E COCA COLA ZERO' PO VJEDHIN POPULLIN!

 Analisti Reshat Badallaj thekson se Shpend Ahmeti, që tani populli po e quan me shumë të drejtë Shpend Jahti, për arsye të dallavereve, vjedhjeve dhe hajnisë që u kap në jahtin disa milionësh të Devollëve, nga frika se do ta humbë pushtetin në Prishtinë, do të "betonizojë" veten dhe po e zgjeron rrethin e tij me para të taksapaguesve, edhe pse dihet se zgjerimet janë të panevojshme.

"Ky matrapaz nuk e bën për asgjë tjetër zgjerimin e drejtorive. Ama ky kërkon që t´i ketë nën kontroll të rreptë çdo gjë, mirëpo nuk e bën hesap se sa e dëmton buxhetin e kryeqytetit. Këtë e bën bashkë me bandat e klanit 'Pronto e Coca Cola Zero' që të vjedhin thesarin e popullit, të mbajë pushtetin, mirëpo të gjitha të shkojnë në xhepat e këtij banditi dhe bandës tjetër që i ka rrotull. U vërtetua se është shumë i pangopshëm dhe shihet se po punon vetëm për interesa të tij personale, që pasi bredhi si korb shëtitës, duke kërcyer degë në degë nëpër banda politike, gdhiu super milioner, natyrisht me mbështetje të bandës serbiane Devolli dhe assesi që e ka për interesa të popullatës", është shprehur Badallaj.

Shpend Jahti bashkë me bandën serbiane Devolli dhe disa këlysh aty rrotull janë duke bërë hata në komunën e Prishtinës që më vonë do të ndihen pasojat se sa të zeza i ka sjellë kryeqytetit. Sepse ky dilenxhi dirigjohet nga mafio-oligarkët e nëntokës kriminale Devolli, që ata kanë interesat e tyre personale dhe kur t´i vjen dita që do t'i vihet litari rreth qafës, kjo bandë mafioze do të mundohen ta japin Shpend hajnin mish për top.

(Kosova Sot)