“Ore ç’i ke këto taksa në rrugën e Kombit?!”, Braho rrëfen bisedën me Ramën

  • 21 May 2018 - 22:48
“Ore ç’i ke këto taksa në rrugën e Kombit?!”, Braho rrëfen bisedën me Ramën

Spartak Braho, deputeti që mori mandatin e ish- ministrit Saimir Tahiri tregon për rikthimin në parlament

“Kam qejf të ikim bashkë me Saliun. Atij i mbaron mandati, por dhe unë mund të zgjidhem prapë. Nuk i kam thënë as Ramës dhe as Metës më fusni në listë”, tha ai në “Debati në Channel One”.

Ai rrëfen edhe një bisedë me Ramën për taksën në rrugën e Kombit.

“Ishte një angazhim aktiv, jam përpjekur ta këshilloj apo sugjeroj herë pas herë kryeministrin probleme ose çështje që duhet ti kishte parasysh. Këta nuk dëgjojnë më, edhe Rama hyn tek ata që nuk dëgjojnë këshillat. 

Më ka dëgjuar por jo vazhdimisht. Këshillë ishte ajo e Rrugës së Kombit. Ore çi ke këto taksa? Tha kanë vendosur këta, kanë rënë dakord. Ore shikoje i thashë, nuk e ke mirë. Ka edhe këshilltarë të tjerë Rama, Batonin”, tha ai.

(Kosova Sot)