Në vendin ku vdiqën policët bie një veturë tjetër, shpëtojnë dy bashkudhëtarë

  • 22 May 2018 - 09:22
Në vendin ku vdiqën policët bie një veturë tjetër, shpëtojnë dy bashkudhëtarë

Shpëtojnë nga më e keqja hanelezasit Gazmend Brava, 35, e Xhemil Loku, 29. 

Arrijnë të dalin nga makina “Golf 2”, e cila përmbytet në lumin Lepenc, te Kulla me Çeshme në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 22:00. Ishte pikërisht ky vend ku javë më parë u aksidentuan dy policët e ndjerë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Ngasësi i makinës Gazmendi e bashkudhëtari i tij Xhemili ishin nisur nga Hani i Elezit në drejtim të Kaçanikut, kah rruga alternative, përgjatë lumit Lepenc.

Me të marrë vesh lajmin, në vendin e ngjarjes, u dalin në ndihmë kaçanikasit, Sabedin Lika – Saba e Amir Tafili – Lala. Këta e tërheqin nga uji “Golfin”, të ngjyrës së zezë.
“Shiu i madh, vërshimi i lumit, bëri që të përmbyten edhe makineritë e Bechtel Enka-s, e cila po i kryen punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”, tregoi Lika.

(Kosova Sot)