Stuhia ‘Muri i Rërës’ godet Kinën, shikoni çfarë i bën një qyteti (Video)

  • 22 May 2018 - 09:58
Stuhia ‘Muri i Rërës’ godet Kinën, shikoni çfarë i bën një qyteti (Video)

Një stuhi e fortë më rërë që e barte me veti të ashtuquajturin murin e rërës, ka goditur  zonën Aksai Kazak të Kinës.

I tërë rajoni është mbuluar me rërë, ndërsa lartësi e ‘murit’ shkonte në disa dhjetëra metra lartësi

Ngjarja ka ndodhur në provincën Gansu të Kinës, ndërsa u përsërit disa herë me radhë.

Në afërsi të kufirit me Kazakistanin u paraqit një mur i vërtetë rëre. Për 10 minuta e tërë zona u mbulua me rërë ndërsa shikimi ishte më pak se 10 metra.

Autoritetet i tërhoqën vërejtjen banorëve të mbyllnin të gjitha dyert e dritaret, dhe kur të dalin jashtë patjetër të bartin maskën përkatëse. 

(Kosova Sot)