Kapen me heroinë, 4 të arrestuar në Berat

  • 22 May 2018 - 11:17
Kapen me heroinë, 4 të arrestuar në Berat

Policia e Berati ka vënë në pranga ditën e djeshme 4 persona pasi janë kapur me heroinë.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia e këtij qyteti bën me dije se në pranga janë vënë Argent Myftari, 31 vjeç, Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, Alvaro Merka, 37 vjeç, Geri Molishti, 36 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesat e tyre, policia ka gjetur 17 doza lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e J.Q si dhe shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

(Kosova Sot)