Arta Rama rizgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Arta Rama-Hajrizi është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë ditës së sotme gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar pro Rama-Hajzirit edhe për një mandat.
Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë.
“Në seancën administrative të mbajtur më 22 maj 2018, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.
(Kosova Sot)