Grapci: Rastet e rënda përfundojnë me dënime simbolike

  • 22 May 2018 - 15:21
Grapci: Rastet e rënda përfundojnë me dënime simbolike

 Ekonomisti Dardan Grapci, për "Kosova Sot", tha se, ndonëse drejtësinë e kemi shumë të ngadaltë dhe duhet që të jetë më azhure, prapëseprapë ka shumë raste që në fund personat përgjegjës edhe po gjobiten apo po dënohen thuajse disa vjet pas rastit.

"E keqja është se ata po dënohen me dënime simbolike dhe në burg si dhe me financa po ashtu simbolike, krahasuar me kompanitë që janë me qarkullim milionësh. "Drejtësia në Kosovë duhet që të veprojë edhe me rastet e tjera, por jo në këtë mënyrë, siç ka përfunduar i pronarit të 'HIB-Petrol'-it. Kjo për shkak se duhet ditur se mafio-oligarku Shkëlqim Devolli ka futur miell për kafshë dhe i njëjti më pas është shitur si miell për ushqim të qytetarëve", vijoi më tej ai.

"Veç saj, është edhe rasti i 'ETC'-së, që është kompania e deputetit të Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi, e cila dita- ditës po e shton numrin e skandaleve, duke shitur edhe mish me afat të skaduar ose te prishur, ndërkohë që dënimet ishin simbolike", theksoi ai. Ndërkaq, sipas Grapcit, Prokuroria e Kosovës duhet të ndriçojë sa më parë edhe rastin e kompanisë " Z-Mobile", e cila i ka bërë shumë dëme PTK-së dhe ekonomisë në vend duke e sjellë atë në prag të falimentimit.

(Kosova Sot)