Zeka: Ata që kanë shtyrë seancën janë mafiozë

  • 22 May 2018 - 15:51
Zeka: Ata që kanë shtyrë seancën janë mafiozë

Deputeti i partisë Nisma Socialdemokrate, Milam Zeka, thotë se deputetët që kanë shtyrë seancën që pritej të mbahej nesër në Kuvendin e Kosovës janë mafiozë.

“Ata qe e kane shty seancen e Kuvendit qe ishte planifikuar te mbahej per neser, perpos injorant, bllokues e sabotues te ketij vendi, jane edhe mafioz”, shkruan Zeka.

Tutje ai thotë se të tillët e kanë lënë Kosovën pa borde funksionale, pa miratim ligjesh, pa Gjykatë Kushtetuese.

“Boll ma....!!!”, është shprehur ai.

 

(Kosova Sot)