Momenti rrëqethës kur çiklisti provon të çmontojë vetë bombën, por e pëson keq

  • 22 May 2018 - 17:44
Momenti rrëqethës kur çiklisti provon të çmontojë vetë bombën, por e pëson keq

Një çiklist ka humbur durimin duke pritur skuadrën e deminimit dhe ka vendosur që ‘çmontimin’ e bombës ta bëjë vetë.

I nervozuar nga vonesa e skuadrës përgjegjëse për dënimin, çiklisti ka hyrë brenda zonës së rrethuar me shirita, ka hapur çantën dhe ka filluar të largojë përmbajtjen e çantës në mënyrë të dhunshme.

Kjo provokoi reagimin e ashpër të policisë ndaj tij ku personi në fjalë u përplas për tokë dhe u arrestua.

Nuk bëhet e ditur nëse çanta i takon atij dhe policia nuk ka dhënë detaje tjera për incidentin.

 

(Kosova Sot)