Meghan dhe Harry në daljen e tyre të parë si Dukë dhe Dukeshë (Foto)

  • 22 May 2018 - 19:06
Meghan dhe Harry në daljen e tyre të parë si Dukë dhe Dukeshë (Foto)

Tani që dasma e tyre epike mbretërore mbaroi, është koha për t'u kthyer në detyrat mbretërore. Vetëm tre ditë pasi çifti kurorëzoi lidhjen e tyre në Windsor, Princi Harry dhe Meghan Markle ishin të ftuar në një festë për ditëlindjen e babait të Harryt, Princit Charls.

Menjëherë pasi Harry dhe Meghan thanë "po”, familja mbretërore pasqyroi detyrat e Meghan si dukeshë.

Ajo do të kryejë detyra mbretërore në mbështetje të Mbretëreshës, si në Mbretëri, ashtu dhe jashtë saj, duke i kushtuar kohën e saj mbështetjes ndaj organizatave bamirëse.

Kjo është dalja e parë e Meghan dhe Harryt si Duka dhe Dukesha e Sussex dhe shëtitja e parë e Meghan si një pjesëtare e familjes mbretërore zyrtarisht, pasi ajo mori pjesë për herë të parë në një festë mbretërore së bashku me Harryn, Uilliam dhe Kate pak muaj më parë në Forumin e Fondacionit Mbretëror.

Padyshim Meghan është përshtatur në mënyrë të përkryer në një veshje klasike,  në ngjyrë rozë dhe kapelë të përshtatshme për eventin.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)