Policia ia shpëton jetën një fëmije në qendër të Prishtinës

  • 22 May 2018 - 19:33
Policia ia shpëton jetën një fëmije në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:00 ka marrë informatë se në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë një fëmijë është duke humbur ndjenjat për shkak të asfiksonit.

Përmes një njoftimi, policia ka theksuar se Njësiti i Biçiklistëve i policisë ka reaguar menjëherë dhe me shpejtësi ka arrit në vendin e ngjarjes.

“Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka vërejtur se fëmiut i’u kishte rrotulluar gjuha duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë zyrtaret policor kanë filluar me dhënien e ndihmës së parë si dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes së fëmiut me c’rast të njëjtit i është rikthyer frymëmarrja normale.

Me shpejtësi nga aty ai është dërguar nga ana e policeve për në shtëpinë e shëndetit në qendër, përderisa me pas është transferuar në QKUK për trajtimin adekuat mjekësor.

Policia e Kosovës është e hapur dhe mirëpret tendencat e të gjithë qytetarëve për krijimin e reaksionit të ndërsjellë për afërsi dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë. 

 

(Kosova Sot)