Policia e shpall të zhdukur në Facebook, ai i komenton...

  • 23 May 2018 - 10:49
Policia e shpall të zhdukur në Facebook, ai i komenton...

“Ne jemi të shqetësuar për 21-vjeçarin Leon Smith, i cili humbi në lagjen Wheatley në Halifax”, shkroi policia kanadeze e West Yorkshire në Facebook.

“I zhdukur! Leon është një mashkull i bardhë me flokë biondi. Herën e fundit që është parë, ai ishte i veshur me një kostum të zi, një këmishë blu dhe atlete të zeza”, vijonte postimi.

Postimi i policisë në West Yorkshire, Kanada, dukej tamam si raporti i një djali të zhdukur. Por Leon Smith, 21 vjeç, ia ktheu: “Unë nuk jam zhdukur, ju po më kërkoni”, nën fotografinë e tij.

“Shkoni, bëni punën tuaj”, shtoi ai.

Shkëmbimi i komenteve vazhdoi. 21-vjeçari ka shpjeguar se policia ishin në kërkim të tij në vende të frekuentuara zakonisht, por ai ishte duke u përpjekur për të mbajtur një “profil të ulët” në mënyrë që të mos gjendej.

Kjo ngjarje ndodhi rreth orës 16:30 të së dielës. Një orë më vonë djali u arrestua. Ai me të vërtetë kishte kryer një krim, por zyrtarët nuk e thanë se çfarë ishte.

(Kosova Sot)

Image
Image