Ajo çfarë dihet për vendin sekret ku Korea Veriore kryen testet bërthamore

  • 23 May 2018 - 12:36
Ajo çfarë dihet për vendin sekret ku Korea Veriore kryen testet bërthamore

Mediumi britanik “Sky News” është ftuar nga qeveria e Koresë Veriore për të parë vendin në të cilën janë testuar armët bërthamore. Ditë më parë, shteti komunist kishte thënë se vendi do të shkatërrohet si pjesë e marrëveshjes me Korenë Jugore.

Është një terren malor në veri-lindje të vendit dhe mendohet të jetë vendi kryesor ku janë kryer testet bërthamore.

Që prej vitit 2006, regjimi i Phenianit ka kryer gjashtë teste bërthamore dhe të gjitha ato kanë qenë në tunelin e malit Mantap, afër Punggye-ri.

Testi i fundit është kryer më 3 shtator të vitit të kaluar i cili shkaktoi një magnitudë dridhje prej 6.3.

Në prill të këtij viti, udhëheqësi Kim Jong Un deklaroi se vendi i tij do të pezullojë testimin e armëve bërthamore, dhe do ta mbyll Punggye-ri.

Sipas shkencëtarëve, shpërthimi krijoi një vrimë në mal në të cilën kolapsoi i gjithë terreni kodrinor.

Në tetor, një lajm i mediave japoneze raportoi se një tunel që po ndërtohej në vend ishte shembur dhe rreth 200 punëtorë kishin vdekur, raporton “Sky News"

Dhe në dhjetor, u dëgjuan dridhje tjera duke rritur alarmin për qëndrueshmërinë e malit.

Është e vështirë të dihet më shumë për malin pasi qasja në këtë terren është shumë e vështirë, dhe deri më tash të dhënat që janë të siguruar janë arritur përmes imazheve satelitore.

(Kosova Sot)