Hertica: Qeveria ka degraduar me njerëz analfabetë, politikanët po përbuzin zgjedhësit e tyre

  • 23 May 2018 - 12:45
Hertica: Qeveria ka degraduar me njerëz analfabetë, politikanët po përbuzin zgjedhësit e tyre

Analisti politik Ali Hertica tha për "Kosova Sot" se qeveria është degraduar tërësisht me njerëz analfabetë në pozita drejtuese dhe politikanët janë duke i përbuzur zgjedhësit e tyre.

"Kjo është një qeveri e madhe megalomane me mbi 78 zëvendësministra të Qeverisë 'Haradinaj' të një heroi të gjallë, i cili e akuzonte qeverinë 'Mustafa' për neglizhencë dhe paaftësi, por tani shteti thuajse është kapur nga të ashtuquajturit 'të fortët'", theksoi ai. 

(Kosova Sot)