Uraniumi i varfëruar, një Komision nga Serbia do të vijë për hulumtime në Kosovë

  • 23 May 2018 - 13:00
Uraniumi i varfëruar, një Komision nga Serbia do të vijë për hulumtime në Kosovë

Javën e kaluar kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka deklaruar se do të formohet një komision i cili do ta përcaktojë të vërtetën e bombardimeve që ndodhën në vitin 1999 me municion që përmbanin uranium të varfëruar dhe rritjen e numrit të të sëmurëve nga kanceri.

Televizioni serb raporton se tashmë është formuar ky komision, puna e të cilit do të jetë hetimi për dëmet nga bombardimet e NATO’s. Kryetar i këtij komisioni është zgjedhur Darko Laketiq.

Laketiq i ka propuzuar edhe anëtarët e këtij komisioni, të cilët do t’i paraqesë në Kuvend për të konfirmuar përbërjen dhe shpejtë u paralajmërua se do të fillojnë punën.

Të propozuarit nga Laketic janë; Ivana Stojiljkovic. Milovan Drecun, Danijela Stojadinoviq, Dragan Vesoviq dhe Dubravka Bojiq.

Laketiq ka thënë se hetimet do të fillojnë në komunën e Vranjës dhe në nëntë vende që janë përcaktuar si të ndotura me urtanium të varfëruar në territorin e Kosovës.

Afati i fundit për dorëzimin e raportit të parë është 2020. RTS thotë se Komisioni do të punojë në modelin italian, model ky që ka zbuluar se shumë ushtarë të cilët qëndruan në Kosovë vuajnë nga sëmundje malinje.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka aktualizuar çështjen e uraniumit të varfëruar para disa ditësh gjatë vizitës së Institutit Onkologjik në Beograd duke thënë se kjo substancë ka ndikuar në rritjen e rasteve të kancerit në shtetin e tij.

Në debat është përfshirë edhe Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott duke e hedhur topin në Kosovë. Ai ka thënë se municioni me uranium të varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë kur aleanca veritlantike ka sulmuar caqet serbe para 20 vitesh

(Kosova Sot)