Mëson se është shtatzënë, 18 vjeçarja tenton t'i japë fund jetës

  • 23 May 2018 - 13:04
Mëson se është shtatzënë, 18 vjeçarja tenton t'i japë fund jetës

Një tentativë vetëvrasjeje duke pirë klor.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrogozhinës dhe personi që ka tentuar t’i marrë jetën vetes është një vajzë e re 18 vjeçare. E reja ka zbuluar se ka mbetur shtatzanë, e si pasojë e gnejdnës së rënduar psikologjike ka vendosur që të vrasë veten. Fatmirësisht rasti është kapur në kohë dhe 18 vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në gjendje depresioni ka konsumuar një sasi klor shtetasja K.T, vjeç 18, (shtatzënë), për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim”, njofton policia.

(Kosova Sot)