Koreja e Veriut i kthehet zakonit, kërcënon me armë nukleare SHBA-në

  • 24 May 2018 - 10:13
Koreja e Veriut i kthehet zakonit, kërcënon me armë nukleare SHBA-në

Një zyrtar i lartë i Koresë Veriore ka akuzuar zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence se po bëhet “budalla”, dhe në rast se diplomacia dështon, ka paralajmëruar përplasje bërthamore.

Choe Son-hui ka thënë se vendi i tij nuk do ta lusë Amerikën për dialog, e as nuk do t’i ndjekë ata për të shkuar në bisedime.

Në ditët e fundit, të dy palët kanë paralajmëruar se mund të shtyhet takimi Trump-Kim i paraparë për 12 qershor, raporton BBC.

Përderisa Trump tha se është në dorën e gadishullit që t’i plotësojë kushtet për samit, Koreja Veriore ka thënë se do ta shqyrtojnë pjesëmarrjen në takim nëse Trump vazhdon që në mënyrë të njëanshme të vendosë kushte për largimin e armëve bërthamore.

(Kosova Sot)