Përkeqësim i situatës: Pas kërcënimit nga Rusia, vjen ai bërthamor edhe nga Koreja e Veriut

  • 24 May 2018 - 13:31
Përkeqësim i situatës: Pas kërcënimit nga Rusia, vjen ai bërthamor edhe nga Koreja e Veriut

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut  ka hedhur poshtë deklaratat nga zëvendës presidenti i SHBA’ve, Mike Pence, duke i cilësuar si të marra, kështu duke hedhur edhe më tej pasiguri për takimin e planifikuar në mes dy liderëve të të dy vendeve.

Choe Son-hui tha se Koreja e Veriut nuk do të përgjërohet për dialog dhe paralajmëroi për një shpërfaqje bërthamore nëse diplomacia dështon.

Në ditët e fundit, të dyja vendet kanë thënë se takimi i 12 Qershorit midis Trump dhe Kim mund të vonohet ose të anulohet fare.

Koreja Veriore insiston se nuk do të heq dorë nga armët bërthamore në mënyrë unilaterale.
Ndryshe, takimi në mes të dy liderëve ka filluar të hidhet në dyshim që pas ushtrimeve të përbashkëta ushtarake në mes të Koresë së Jugut dhe SHBA’ve të cilat provokuan zemërimin e Veriut.

(Kosova Sot)