Rama: Qëndrimi i opozitës ndihmon kritikët e Shqipërisë

  • 24 May 2018 - 13:33
Rama: Qëndrimi i opozitës ndihmon kritikët e Shqipërisë

Pasi opozita është larguar nga salla, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili ka sulmuar opozitën për qëndrimin që ajo për hapjen e negociatave.

Kryeministri thotë se sjellja e opozitës në Kuvend, u jep mundësi kritikëve të vendeve të BE, që të thënë se nuk janë unanim për të marrë negociatat.

“Kemi qenë në Kuvend, por erdhëm në Kuvend dhe votuam më unanimitet rezolutën e propozuar nga PD, kur ka qenë në pushtet.

Kur Shqipëria po hynte në NATO ndodhi katastrofa e Gërdecit, në atë kohë ne u kritikuam pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik, në një mjet politikë për të cenuar një proces që ishte drejt finalizimit.

Edhe sot kur jemi në metrat e fundit të një rrugë shumë të gjatë, kur Kuvendi ka detyrën që të votojë një rezolutë, opozita ikën na salla. Ishte një mundësi e mirë që thoshin, se Kuvendi i Shqipërisë është në unanimitet pro hapjes se negociatave. Por kjo kthehet një problem, pasi pa votat e opozitës shikohet sikur është e njëanshme.

Kjo rezolutë mund të jetë një arsye më shumë, për të thënë atyre që votojnë se ne nuk jemi unanim në çeljen e negociatave.

Opozita nuk po lë gurë pa lëvizur që të shkatërroj këtë protestë.

Akt i pashembullt pabesie historike ndaj këtij vendi dhe populli, nuk ka një të dytë, individë aktesh të tilla ka pasur plot, por një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PD që lindi me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, por si të ishte forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës kjo është e pabesueshme dhe pyetja është shumë e thjeshtë, çfarë arsyesh kanë këta që sillen kështu, të jetë vallë ambicia e verbër për tu rikthyer në pushtet, nuk mjafton është shumë e vështirë të thuash që po kjo është e s’ka tjetër.

Kjo është përpjekje prej barbarësh në mes të Evropës.

Ky vit është themelor në këtë Evrope që lëkundjet nga presioni i forcave kundër saj. Sot një vit janë zgjedhje në Evropë, ndryshon PE dhe askush nuk di ta thotë se sa shumë do ndryshojë për keq në drejtimin që na intereson ne, nuk dimë sa do të jetë KE i ardhshëm i prirur të vazhdojë punën e këtij të sotmit, që është pro evropianist.”, tha Rama. 

(Kosova Sot)