Britania kërcënon Rusinë: Përgatituni për luftë

  • 24 May 2018 - 14:03
Britania kërcënon Rusinë: Përgatituni për luftë

Britania e Madhe ka dhënë një kërcënim serioz për Rusinë nëse kjo e fundit lanson sulm shkatërrues kibernetik.

Kryeministrja britanike mund të sulmojë Rusinë nëse lanson sulme kibernetike, ka thënë përfaqësuesi i përgjithshëm i Britanisë në Catham House

Jeremy Wright tha se Britania do të trajtojë sulmet kibernetike në të njëjtën mënyrë sikur përpjekjet tradicionale ushtarake, në një paralajmërim të prerë për Kremlinin

Ai shtoi: Operacionet kibernetike që rezultojnë në ose paraqesin një kërcënim serioz për vdekje dhe shkatërrim të një shkalle ekuivalente me një sulm ushtarak, do t’i japin të drejtë ndërmarrjes së veprimeve për vetëmbrojtje.

Nëse një shtet ndërhyn në operacionet e një nga reaktorët tanë bërthamorë, duke rezultuar në përhapje të humbjeve të jetëve, fakti që akti bëhet me anë të një operacioni kibernetik nuk përjashton atë nga të parit si përdorim jo i ligjshëm i forcës ose sulmi të armatosur kundër nesh.

(Kosova Sot)