E shpallura e humbur në Çeki, vajza gjendet në Pejë

  • 24 May 2018 - 14:04
E shpallura e humbur në Çeki, vajza gjendet në Pejë

Në Pejë është gjetur shtetasja e çeke që ishte shpallur e humbur.

Sipas raportit të Policisë, gjatë një pune hetimore është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ai, duke përdorur dhunë, kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tij viktimën femër shtetase të Çekisë e cila ishte e raportuar person i humbur nga autoritetet çeke.

Te personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie 12 mm, një pistoletë 4.5 mm dhe një pushkë ajrore 5 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot)