PD kërkon leje në polici për protestën, nuk jep afat për kohën e përfundimin

  • 24 May 2018 - 15:00
PD kërkon leje në polici për protestën, nuk jep afat për kohën e përfundimin

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranë ka mbërritur kërkesa e PD, për të marrë leje për protestën që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Në lejen e PD-së, është përcaktuar se kur do të fillojë protesta, por nuk është dhënë ndonjë afat për orën se kur do të përfundojë.

Tubimi do të nisë në orën 11:00 të së shtunës nga sheshi Skënderbej e do të vazhdojnë përgjatë bulevardit.

Protesta vjen pas publikimit të audio-përgjimit, ku PD pretendon se vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është kapur duke bërë pazare droge.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri që të premten, ndërsa ditën e shtunë do të angazhohen mijëra efektivë policie.

(Kosova Sot)