Thaçi: Bashkë me Rugovën e bëmë Kosovën të pavarur

  • 24 May 2018 - 15:04
Thaçi: Bashkë me Rugovën e bëmë Kosovën të pavarur

Në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita për kontributin e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se kushdo që e viziton këtë ekspozitë mund të bëjë kthim në kohë, të viteve të rënda dhe tragjike të vendit.

“Unë dhe presidenti Rugova kemi qenë bashkë në Rambuje, bashkë me shumë atdhedashës, bashkë bëmë Kosovën të pavarur, bashkë ishin në Uashington dhe Bruksel”, tha presidenti Thaçi.

“Lëvizja për pavarësi kishte për qëllim lirinë për popullin më pro evropian", përfundoi ai.

Pas hapjes së ekspozitës foli edhe ish-kryeministri i Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi, i cili ndër të tjera tha se lëvizja paqësore në krye me Ibrahim Rugovën ishte ajo që e përgatiti shtratin e shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot)