Tahiri për vrasjen e të riut në Kamenicë: Dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund

  • 24 May 2018 - 15:38
Tahiri për vrasjen e të riut në Kamenicë: Dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook për vdekjen e të riut në Kamenicë. Sipas tij, ky rast duhet të rris komunikimin komunitare dhe institucional.

"Ka gjera për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia që bartim, flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz, si familjarë dhe si qytetarë. Rasti tragjik i humbjes së jetës së të riut nga Karaqeva e Kamenicës, është rast që duhet të na nxisë më shumë se kurrë për të fuqizuar komunikimin komunitar dhe institucional, që dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund. 

Çdo gjë është e kompenzueshme përveç jetës së njeriut. Vetëdija jonë shoqërore kundër dhunës duhet të kalojë në nivel kuptimplotë dhe të arrijë efekte edukuese e parandaluese. Ky është obligim i të gjithë ne” ka përfunduar Tahiri.

 

 

(Kosova Sot)