Ish-presidenti amerikan pagoi 2000 dollarë për të 'fjetur' me një prostitutë në Paris

  • 24 May 2018 - 19:26
Ish-presidenti amerikan pagoi 2000 dollarë për të 'fjetur' me një prostitutë në Paris

Aventura e JFK-së me një kurtizane parisiene

Duke qenë Mbretëreshë e seksit në Paris për dy dekada, pronarja franceze e bordellos, Madame Claude, ofroi një univers sekret dhe të ndaluar të kënaqësisë për politikanët e lartë dhe të famshmit, sikur John F Kennedy, Muammar Gadaffi, Nelson Rockefeller dhe Frank Sinatra. Punëtoret e saj nuk ishin thjesht prostituta, por sikur që i quante Madame, ato ishin 'mjellma' nga familje të dalluara franceze, me mend, sharm dhe - seks, me një përfundim tepër të lumtur. Kështu ishte edhe në prill të vitit 1961, kur presidenti amerikan, John F Kennedy, shkoi në Paris, me dëshirën që të shijonte 'mjellmat' e Madame Claude-s. Femra të cilën ai e donte, ishte aktorja Anouk Aimee, e cila sapo ishte paraqitur në filmin e Fellini-t, "La Dolce Vita". Ajo i ngjante gruas së presidentit, Jackie, dhe shpesh krahasohej me zonjën e parë amerikane, me moshë, gjatësi dhe karakter. Por, ajo kishte edhe një gjë të cilën Jackie nuk e kishte - joshjen seksuale. 

Madame Claude nuk i zhgënjente klientët e saj

'Presidentit JFK i pëlqente pamja e Jackie-s, por donte një version më joshës, më seksual të saj. E tillë ishte Anouk Aimee...', shkruan autori bestseller i "New York Times", William Stadiem, në librin e tij, "Madame Claude: Her Secret World of Pleasure, Privilege & Power", që është botuar nga "St. Martin's Press". Por, asokohe ishte aktual intervenimi i dështuar ushtarak amerikan në Kubë, kështu që aktorja e re nuk donte që të flinte me një 'luftënxitës axhami', sikur që e përjetonte ajo presidentin amerikan. Por, Madame Claude nuk i zhgënjente klientët e saj dhe shkoi përtej ëndrrave më të çmendura të presidentit. Ajo kishte vajzën e përkryer për të. Në libër thuhet se madame ia çoi presidentit në takim një femër, të ngjashme me Jackie-n, e cila ishte modele që punonte për kompaninë 'Givenchy'-n, veshjet e së cilës kompani i adhuronte Jackie. Madame Claude ndikoi që kjo femër 23-vjeçare, e diplomuar në Sorbonë, të vishej me të njëjtin fustan të bardhë të markës "Givenchy", të cilin do ta vishte edhe Jackie në të njëjtën mbrëmje në ballon në Versajë. Ajo ishte 'Jackie le deuxieme' - Jackie e dytë, transmeton "Kosova Sot Online". 'Ajo dukej sikur E Përhitura, por në vend të ballos, ajo përfundoi në dhomën e gjumit bashkë me presidentin amerikan', shkruan Stadiem. JFK qëndroi në vetmi me këtë 'mjellmë' për gjysmë ore, para se t'i duhej të kthehej në hotelin e tij, për t'u përgatitur për festën e asaj mbrëmjeje. 

George Pompidou e mbronte madame Claude-n dhe e përdorte atë për spiunim

Madame më pas mësoi se presidenti dëshironte që vajza të ishte kopje e gruas së tij në dimensionin erotik, meqë ata nuk flinin më bashkë. Bile, JFK i ishte ankuar modeles se gruaja e tij ishte më shumë e interesuar për modë, sesa për seks. Kështu, 'mjellma' bëri një striptiz për të. Atë mbrëmje në Versajë, JFK nuk pushonte së bëri komplimente për gruan e tij, duke pasur, në fakt, në mendje, 'mjellmën' e tij. Në vitin 1961, çmimi të cilin madame kërkonte për një orë me 'mjellmat' e saj, për një francez të rëndomtë, ishte rreth 50 dollarë. Por, kostoja që presidenti amerikan pagoi, ishte rreth 2000 dollarë. Edhe pse francezët thoshin se nuk ishin të interesuar për aferat, apo problemet personale të liderëve të huaj, ata në fakt e dinin se ku gjendej JFK çdo minutë, derisa ishte në Francë. Apartamentet shtetërore në "Quai d'Orsay" - ku ishte duke qëndruar Kennedy - 'kishin mijëra sy dhe veshë'. Të impresionuar nga trajtimi diskret i këtij takimi, Madame Claude shumë shpejt u ngrit nga Pallati 'Elysée' dhe shërbimet sekrete franceze, duke u bërë femra më e famshme, e padukshme në Francë, "Madame de la République". Mbrojtësi kryesor i saj ishte kryepolici dhe shefi i gjithëpushtetshëm i policisë së Parisit, Maurice Papon, një bashkëpunëtor i njohur i nazizmit. Në fakt, edhe presidenti francez, George Pompidou, po ashtu e mbronte madame Clauden dhe e përdorte atë për spiunim. Autori i librit thotë se, në anën e tij, për JFK-në ky nuk ishte takimi i parë me prostitutat. Bile, në libër thuhet se ai në disa raste kishte ndarë prostitutat edhe me babanë e tij. Ai kishte humbur virgjërinë me një prostitutë rrugësh në Harlem, derisa ishte nxënës shkolle. Derisa ishte student, babai i tij, Joseph P. vendosi ta çonte të birin në disa prej bordellove më të famshme legale në Francë. Pra, at e bir shpesh shkonin bashkë në bordello. 

 

(Kosova Sot)