Gazeta me fotot e presidentit si letra higjienike, policia në aksion

  • 25 May 2018 - 00:08
Gazeta me fotot e presidentit si letra higjienike, policia në aksion

Policia lokale në Turkmeni po inspekton tualetet për prova se banorët lokalë mund të kenë përdorur gazeta që mbanin fotot e presidentit Gurbanguly Berdimuhamedov për t’u fshirë.

Policia në rajon, ka instruktuar oficerët të kontrollojnë tualetet në vendet publike, por edhe shtëpitë private dhe të gjejnë prova që njerëzit kanë përdorur gazetat me fotot e presidentit si letër higjienike, shkruan një uebsajt me qendër në Moskë, fergana.ru, i njohur për raportimet e tij të besueshme nga Turkmenistani.

Ka ndërkohë një person të caktuar në çdo vendgrumbullim mbeturinash, puna e të cilit është të inspektojë plehrat, dhe të kërkojë për gazeta me fotot e presidentit që mund të jenë përdorur si letër higjienike, e më pas të përcaktojë shtëpinë ku ajo është përdorur e t’ia raportojë atë policisë, shkruan Fergana.

Personat që mund ta kenë bërë një gjë të tillë, konsiderohen fajtor për prishjen e imazhit të presidentit. Por, sipas burimeve të tjera, banorët e Turkmenistanit, të varfëruar nga një krizë ekonomike në zhvillim, janë të predispozuar të mos shpenzojnë paratë për letra higjienike.

Përse të blejnë letër higjienike nëse kanë gazetat, tek të cilat banorët në Turkmenistan janë të detyruar të abonohen. Dhe për më tepër, është e vështirë të mos fshihesh me fotot e liderit të Turkmenistanit, pasi ato dominojnë çdo gazetë.

 

(Kosova Sot)