Hadërgjonaj:Mjete të tilla duhet t'u kthehen në investime qytetarëve

  • 25 May 2018 - 17:03
Hadërgjonaj:Mjete të tilla duhet t'u kthehen në investime qytetarëve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni qeverisës, Safete Hadërgjonaj (PDK), për "Kosova Sot" tha se mjetet e AKP-së ka qenë dashur që të shfrytëzohen në Kosovë në projekte nga të cilat përfitojnë qytetarët e Kosovës."Mjete të tilla duhet t'u kthehen në investime qytetarëve tanë. Prandaj, rregullimi ligjor që këto mjete të përdoren për projekte kapitale është i mirëseardhur", u shpreh ajo."Ne e kemi të planifikuar një shumë mjetesh për investime kapitale nga AKP-ja, por e keqja është se Bordi i AKP-së ende nuk është votuar dhe derisa të votohet bordi ato mjete nuk mund t'i shtohen buxhetit të Kosovës dhe rrezikojmë disa projekte kapitale që t'i realizojmë. Ngase janë në pyetje 85 milionë euro, por këto mjete mund të vijnë vetëm pas formimit të Bordit të AKP-së", vijoi më tutje ajo.

 

 

(Kosova Sot)