Theret me thikë një avokat në qendër të Prishtinës

  • 25 May 2018 - 17:10
Theret me thikë një avokat në qendër të Prishtinës

Avokati Arlind Jupolli është therur me thikë, të premten, në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të kësaj ditë, në sheshin “Nënë Tereza”. 

Rastin  e ka konfirmuar Policia e Kosovës. 

Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Gjendja e tij mësohet se është stabile, dhe jashtë rrezikut për jetë. 

Motiv i therjes dyshohet të jetë një konflikt mes viktimës me të dyshuarin i cili ende nuk është kapur nga policia. 

 

(Kosova Sot)