Tronditëse: Vajzat e vetëvrara në Prizren ishin shoqe klase, të dyja kërcyen nga banesat

  • 25 May 2018 - 17:48
Tronditëse: Vajzat e vetëvrara në Prizren ishin shoqe klase, të dyja kërcyen nga banesat

Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy femra të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.

Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Mësohet se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Policia e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

 

 

(Kosova Sot)