Dy të lënduar nga gjuajtja me armë në një shkollë në SHBA

  • 25 May 2018 - 17:50
Dy të lënduar nga gjuajtja me armë në një shkollë në SHBA

Dy persona janë dërguar në spital pas të shtënave në shkollën e fillore të ultë në Noblesville. Një adoleshent dhe një i rritur janë lënduar në të shtënat e ditës së sotme në një shkollë të mesme të ultë në Noblesville, të SHBA. Familjet e tyre janë njoftuar lidhur me këtë ngjarje. Adoleshenti i lënduar është dërguar në Riley Hospital, spital ky për fëmijë. Ndërsa personi i moshës madhore është dërguar në IU Health Methodist Hospital. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit. Personi që ka gjuajtur është arrestuar, kanë thënë zyrtarët policor.

Shkolla është mbyllur, dhe të gjithë nxënësit janë evakuuar në Noblesville High School. Një nxënës i kishte dërguar një email prindërve të vet “ Ka qenë një gjuajtës në ndërtesë, për fat të mirë ne kemi qenë në pjesën më të sigurt të shkollës, shpresoj që të gjithë të tjerët të jenë mirë. Unë ende jam duke u dridhur, vajzat po qajnë, zyrtarët policor e kanë marrë gjuajtësin dhe po e mbajnë në arrest, kjo duhet të jetë një ëndërr. Unë nuk e kam telefonin tim me vete. Ejani të më merrni në shkollën e mesme. Ju dua shumë,” kishte shkruar studenti.

 

 

(Kosova Sot)