Shkodra:Sikur të mos kishin qenë bashkëpunëtorë në mes veti

  • 25 May 2018 - 18:06
Shkodra:Sikur të mos kishin qenë bashkëpunëtorë në mes veti

Analisti politik Shefik Shkodra thotë se me një lëvizje të sigurt, por gradualisht maskat po u bien atyre me "mizë pas veshi". "Gabimi i parë ishte te dy partitë që mbajtën dhe e mbajnë pushtetin, legalisht edhe ilegalisht, me korrupsion dhe organizim të krimit. LDK dhe PDK i mësuan të tjerët që të vazhdojnë rrugën e tyre. PDK duke i zënë vendet kryesore nëpër institucione publike bëri një presion te të gjitha partitë e tjera pas tyre. Shpresa te VV-ja (kur ishte e plotë) u shua në masë të madhe. Shpend Ahmeti me grupin e vet në rimëkëmbjen e PSD-së po jep sinjalin e një mafiozi më të shkathët se të tjerët. Kështu e kanë menduar veten që të merren me politikën kosovare. Tinëzisht të përvidhen dhe të ecin në rrugën e tyre për përfitime sa më të mëdha. Sigurisht se tash ky grup e ka mundësinë e lidhjeve me klanin 'Coca- Cola Zero', për t'u legalizuar Ahmeti e Sejdiu me veprimtarinë e tyre korruptive me klanin 'Pronto'. Liburn Aliu si duket është i pakënaqur me ortakun e deridjeshëm, gjatë kohës sa ishin së bashku në Qeverinë komunale, si thuhet, në shitjen e lejeve për ndërtim, marrjen e tenderëve, etj", theksoi ai për "Kosova Sot". Aliu tash e kritikon Ahmetin, sikur të mos kishin qenë bashkëpunëtorë në mes veti dikur. "Këtu shihet qartë se, këtyre po u bien maskat", potencoi ai. 

 

(Kosova Sot)