Deri në fund të shekullit, klima mund të bëhet më e ngrohtë për 4 shkallë celsius

  • 25 May 2018 - 18:28
Deri në fund të shekullit, klima mund të bëhet më e ngrohtë për 4 shkallë celsius

PASOJAT KATASTROFIKE TË NGROHJES KLIMATIKE 

Klima e përgjithshme e Tokës mund të bëhet edhe më e ngrohtë, sesa që ishte parashikuar me Marrëveshjen klimatike të arritur në Paris, thotë një studim i ri. Derisa Marrëveshja e klimës e Parisit ka për qëllim parandalimin e rritjes së temperaturës prej 2 shkallë celsius, një analizë e re sugjeron se, brenda 50 deri 80 vjetësh, temperatura do të ngritët sa dyfishi i kësaj vlere. Ekspertët tërheqin vërejtjen se, kjo ngritje e temperaturës, mund të hkaktojë ndryshime të rrezikshme të motit në tërë botën, duke filluar nga nxehtësia ekstreme, e deri te thatësitë dhe vërshimet katastrofale.  

Arktiku do të jetë ndër pjesët më të goditura

Studimi i ri, i botuar këtë javë në revistën "Advances in Atmospheric Sciences", ekzaminon një skenar sipas të cilit bota nuk zvogëlon emetimin e gazrave të serrës. Ky model parashikon ngritjen e temperaturës prej 4 shkallësh celsius deri në, më së afërmi, vitin 2064 apo, më së largu deri në vitin 2095, transmeton "Kosova Sot Online".Mesatarja e kësaj është viti 2084. Sipas shkencëtarëve kinezë, të cilët e kanë bërë këtë studim, zonat tokë- sore do të përjetojnë një ngrohje më të madhe vjetore dhe sezonale, sesa regjionet mbi oqeane. Dhe, Arktiku do të jetë ndër pjesët më të goditura, me një shkallë më të madhe të luhatjes së temperaturës. Ekipi i shkencëtarëve planifikon që të studiojë ndryshimet që mund të paraqiten pasi që temperatura botërore të rritet për 4 shkallë celsius, meqë parashikimet e deritashme ishin të bazuara te supozimi se rritja e temperaturës do të jetë deri në vetëm 2 shkallë celsius.

 

(Kosova Sot)