Klani i Shpend Ahmetit ngjizet me klanin "Pronto (Video)

  • 25 May 2018 - 10:14
Klani i Shpend Ahmetit ngjizet me klanin

DEZERTIMI NGA "VETËVENDOSJE" SHPALOS QËLLIMET KRIMINALE TË PSEUDODEPUTETËVE DHE KOMUNARËVE TË KORRUPTUAR

Mehmeti: Ndarja në dysh e "Vetëvendosjes" po nxjerr në pah të gjitha maskarallëqet që janë bërë në Prishtinë gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit 

"Është e dukshme që klani 'Coca-Cola Zero' i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut po planifikojnë t'i bashkohen Qeverisë së klanit 'Pronto', për t'u legalizuar lidhja e vërtetë mes tyre dhe klanit kriminal 'PRONTO'. Si mos ta besojmë këtë, kur edhe ish-kolegët e deridjeshëm të Shpend Ahmetit, më saktësisht këtë po e thotë vetë ish-drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu, i cili po e akuzon Shpend Ahmetin dhe PSD-në se ata po e mbajnë Qeverinë dhe se po gjejnë mbështetje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe në Partinë Demokratike të Kosovës", thotë analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot

P as ndarjes finale në VV dhe krijimit e zyrtarizimit të subjektit të ri politik PSD, në të cilët aterroi Shpend Ahmeti dhe grupi i tij me 12 deputetë të Kuvendit të Kosovës, analistët politikë besojnë se tani ky grup, pra klani "Coca- Cola Zero" i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut ka kohë qpo planifikojnë edhe t'i bashkohen Qeverisë së klanit "Pronto", për t'u legalizuar kështu lidhja e vërtetë mes tyre dhe klanit kriminal "PRONTO". Ish-kolegët e deridjeshëm të Shpend Ahmetit, më saktësisht, ish-drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu, po e akuzon Ahmetin dhe PSD-në, se ata po e mbajnë Qeverinë dhe se po gjejnë mbështetje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në Partinë Demokratike të Kosovës. Këto akuza,sipas analistëve, po i bën Liburn Aliu, sado që deri dje shitnin kriminalisht leje ndërtimore së bashku me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun dhe klikën e tyre. Sipas analistëve, Shpend Ahmeti dhe klani i tij nuk u bënë të këqij brenda natës, por ishin të tillë, të inkriminuar gjatë tërë kohës edhe kur ishin bashkë, por që tanimë u është zbardhur fytyra e vërtetë se gjithmonë kanë qenë patericë e krimit të organizuar, klanit "Pronto" si dhe mafio-oligarkëve të njohur të këtij klani. Kjo më së miri, sipas analistëve, vërtetohet me abuzimet e mëdha gjatë tërë mandatit të parë qeverisës të Shpend Ahmetit, me vazhdimin e njëjtë edhe në këtë mandat me abuzimet dhe shkeljet e ligjit në tenderë, me ç'rast katër herë reagoi "Gjykata e tenderëve" ndaj Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prishtinës vetëm gjatë këtij muaji, edhe atë lidhur me tenderët e kundërligjshëm,saqë është dashur që Organi Shqyrtues i Prokurimit -OSHP të marrë vendim që menaxherit të Zyrës së Prokurimit t'i merret licenca e punës për shkak të shkeljeve të mosrespektimit të disa urdhëresave që OSHP-ja ia lëshoi Prishtinës. Sipas analistëve, me këtë keqqeverisje, Shpend Ahmeti po ia kalon me vjedhje dhe zhvatje edhe pushtetarëve më të inkriminuar në këto 20 vjetët e fundit. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara me shkrim nga gazetari, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka kthyer përgjigje. Përgjigje nuk kanë kthyer as Dardan Sejdiu dhe as vëllezërit Devolli.

Ish-partnerët ia nxjerrin të palarat kryetarit

Sipas analistit politik Bislim Aliu, lëvizja e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut drejt klanit "Pronto" është e pashmangshme. "Me siguri, 'Coca- Cola Zero' i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut po planifikojnë që t'i bashkohen Qeverisë së klanit 'Pronto', për t'u legalizuar lidhja e vërtetë mes tyre dhe klanit kriminal 'PRONTO'. Ndaj, ish- kolegët e deridjeshëm të Shpend Ahmetit, më saktë- sisht ish-drejtori i Urbanizmit Liburn Aliu po akuzon Shpend Ahmetin dhe PSD-në, se ata po e mbajnë Qeverinë, duke u mbështetur në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe në Partinë Demokratike të Kosovës. Dhe, tani e kemi një dilemë të madhe, a thua, si mundet tani Liburn Aliu të bëjë akuza të tilla, kur deri dje shitnin pa u ndalur kriminalisht leje të ndërtimit, së bashku me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun dhe me klikën e tyre?! Dhe, mos vallë u bën të këqij brenda natës Shpend Ahmeti dhe klika e tij, apo ata ishin gjithnjë të inkriminuar edhe sa ishin bashkë, por që tani iu zbardh fytyra e vërtetë, meqë gjithmonë kanë qenë patericë e krimit të organizuar, klanit 'Pronto' si dhe mafio-oligarkëve të këtij klani?!", u shpreh ai. "Andaj, gjatë tërë mandatit të parë të Shpend Ahmetit është vjedhur dhe abuzuar me të madhe, por edhe tani po vazhdojnë me të madhe shitjen e lejeve ndërtimore, pastaj shkeljet e ligjit në tenderë, meqë katër herë reagoi 'Gjykata e tenderëve' ndaj Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prishtinës, vetëm gjatë këtij muaji?!", vijoi më tej Aliu për "Kosova Sot". Ndërsa analisti politik Shefik Shkodra thotë se me një lëvizje të sigurt, por gradualisht maskat po u bien atyre me "mizë pas veshi". "Gabimi i parë ishte te dy partitë që mbajtën dhe e mbajnë pushtetin, legalisht edhe ilegalisht, me korrupsion dhe organizim të krimit. LDK dhe PDK i mësuan të tjerët që të vazhdojnë rrugën e tyre. PDK duke i zënë vendet kryesore nëpër institucione publike bëri një presion te të gjitha partitë e tjera pas tyre. Shpresa te VV-ja (kur ishte e plotë) u shua në masë të madhe. Shpend Ahmeti me grupin e vet në rimëkëmbjen e PSD-së po jep sinjalin e një mafiozi më të shkathët se të tjerët. Kështu e kanë menduar veten që të merren me politikën kosovare. Tinëzisht të përvidhen dhe të ecin në rrugën e tyre për përfitime sa më të mëdha. Sigurisht se tash ky grup e ka mundësinë e lidhjeve me klanin 'Coca- Cola Zero', për t'u legalizuar Ahmeti e Sejdiu me veprimtarinë e tyre korruptive me klanin 'Pronto'. Liburn Aliu si duket është i pakënaqur me ortakun e deridjeshëm, gjatë kohës sa ishin së bashku në Qeverinë komunale, si thuhet, në shitjen e lejeve për ndërtim, marrjen e tenderëve, etj", theksoi ai për "Kosova Sot". Aliu tash e kritikon Ahmetin, sikur të mos kishin qenë bashkëpunë- torë në mes veti dikur. "Këtu shihet qartë se, këtyre po u bien maskat", potencoi ai. 

GURAZIU: "PATERICA" E KRIMIT TË ORGANIZUAR, SHPEND AHMETI, ME VJEDHJE DHE ZHVATJE PO IA KALON EDHE PUSHTETARËVE MË TË INKRIMINUAR NË KËTO 20 VITET E FUNDIT TEPËR KRIMINALE!

Sipas analistit Ragip Guraziu, "paterica" e krimit të organizuar, Shpend Ahmeti me vjedhje dhe zhvatje po ia kalon edhe pushtetarëve më të inkriminuar në këto 20 vjetët e fundit tepër kriminale. "Është e dukshme që klani 'Coca- Cola Zero' i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut po planifikojnë t'i bashkohen Qeverisë së klanit 'Pronto', për t'u legalizuar lidhja e vërtetë mes tyre dhe klanit kriminal 'PRONTO'. Si mos ta besojmë këtë, kur edhe ish-kolegët e deridjeshëm të Shpend Ahmetit, më saktësisht, këtë po e thotë vetë ish-drejtori i Urbanizmit Liburn Aliu, i cili po e akuzon Shpend Ahmetin dhe PSD-në, se ata po e mbajnë Qeverinë, dhe se po gjejnë mbështetje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në Partinë Demokratike të Kosovës", u shpreh ai."Kjo më nuk do koment, sepse ai i njeh gjërat së afërmi, sepse ndryshe si është e mundur që tani Liburn Aliu të bëjë akuza të tilla, kur deri dje shitnin kriminalisht së bashku leje ndërtimore, së bashku me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun dhe klikën e tyre, por që tanimë iu është zbardhur fytyra e vërtetë, se gjithmonë kanë qenë patericë e krimit të organizuar, klanit 'Pronto' si dhe mafio-oligarkëve të njohur të këtij klani", tha Guraziu për "Kosova Sot".

KELMENDI: LIDHSHMËRIA MIDIS GRUPIT KRIMINAL TË SHPEND AHMETIT DHE TË 'PRONTO'-S PO BËHET KRYESISHT NËPËRMJET FIRMAVE PRIVATE DHE KRIMINALE TË DEVOLLIT

Ndërsa prof. Muhamet Kelmendi konsideron se Qeveria e Prishtinës, si në të kaluarën, nën udhëheqjen e Isa Mustafës, ashtu edhe tash, nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, nuk ka bërë tjetër gjë, veç veprimtarisë se dëmshme që ka dërguar deri te përfitimet personale dhe grupore. "Natyrisht se në çështjen e krimit dhe të veprimtarisë kriminale, qëndrojnë përfitimet, nuk luan rol as partia dhe organizimi, sikur edhe as kombi dhe vendi nga vjen. Ne e dimë se në krim, edhe pse shteti serb ka bërë gjenocid mbi popullin shqiptar, janë bashkuar dhe punojnë ngushtë në mes veti. Kështu kemi 'Devollin', 'ETC'-n, 'HIB'-in, 'Lesnën' etj. Prandaj, edhe në kuadër të përfitimeve brenda vendit, midis pushtetit lokal dhe atij qendror, përkatësisht klanit 'PRONTO', ka lidhshmëri të fortë. Ajo lidhshmëri midis grupit kriminal të Shpend Ahmetit dhe të 'PRONTO' po bëhet kryesisht nëpërmjet firmave private dhe kriminale të Devollit, si dhe të shumë firmave të tjera", vlerëson ai. "Krimi në Komunë është bërë me tenderë, me privatizim të pasurisë komunale dhe me leje të ndërtimit vend e pavend. Është shumë e kotë thënia se 'po luftohet ndërtimi' i egër ose pa leje! Kam mendim se është kriminalizuar edhe më shumë dhe më ashpër mu fusha, sektori i ndërtimit në Prishtinë", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

MEHMETI: PSD-JA ËSHTË VEGËL E KLANIT 'PRONTO', E TË CILËT NUK MUND T'I PREKË ASKUSH

Edhe analisti politik Faton Mehmeti konsideron se ndarja në dysh e "Vetëvendosjes" po nxjerr në pah të gjitha maskarallëqet që janë bërë në Prishtinë gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit . "Gjithsesi tani edhe inatet politike e bëjnë të veten, e të cilat kanë të bëjnë kryesisht me lidhjet biznesore në dëm të qytetarëve e në dobi të një klase politike krejtësisht antidemokratike. 'Vetëvendosje' është ndarë me ndihmën e SHIK-ut, e cila është e njohur edhe në aferën 'Pronto', ku del në pah krimi i organizuar, e i cili ka kapur shtetin me të gjitha segmentet e saj. Në veçanti kapja e drejtësisë është akti më i lartë i korruptimit të këtij shteti, që dëshirojmë dhe shpresojmë të jetë i denjët për të gjithë", u shpreh ai. "Nëpër komunat e Kosovës bëhen dallavere të mëdha, e për të cilat nuk jep askush përgjegjësi, pasi drejtësia është e kapur në duart e atyre që janë pjesë e pushteti. Edhe PSD-ja është vegël e klanit 'Pronto', e të cilët nuk mund t'i prekë askush, pasi i ndihmojnë asaj të qëndrojë në pushtet. Kryesisht tenderët janë mundësitë më të mëdha ku aferat korruptive kalojnë milionat, e për të cilat nuk jep askush përgjegjësi për të gjitha shkeljet ligjore dhe procedurale etj. Komuna e Prishtinës është shndërruar në djep të korrupsionit, aty ku ligji ekziston vetëm në letër, ndërsa në praktikë sundon oligarkia dhe ndarja e pazareve. Kjo është e dëmshme për vendin", theksoi ai për "Kosova Sot".

"Janë ardhur në shprehje deri te gjykatat skandalet e tyre të njëpasnjëshme. Por Aliu, nuk po mund të pajtohet, meqë nuk është tash me Ahmetin. Shumë shpejt ndihet zëri i tij kritikues ndaj kolegut partiak e në veprimtarinë e tyre të dikurshme. Kjo tregon se, ia dinë njëri-tjetrit të gjitha fshehtësitë. Ia njohin dredhitë dhe përfitimet që mund t'i bëjë, sidomos kryetari i Komunës - Shpend Ahmeti. Me një fjalë, ka zi e më zi, që do të thotë, në atë që ke shpresuar dikur, të del më i hidhur se të gjithë të tjerët e deritashëm", tha analisti Shefik Shkodra për "Kosova Sot"

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, nuk ka folur për gazetën, ndërsa shkurt është deklaruar asamblistja e LDK-së, Fiknete Bejta."Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal është parë një marrëveshje e fshehtë në mes PSD-së dhe PDK-së. Kjo po vërehet edhe në nivelin qendror, në mosgatishmërinë për mbështetjen e një mocioni votëbesimi për qeverinë aktuale. Sot, Prishtina udhëhiqet nga klanet dhe grupet e interesit. Asnjë projekt nuk realizohet nëse nuk ka interes direkt të këtyre grupeve", ka potencuar ajo për "Kosova Sot".

"Pra, ka shumë padrejtësi dhe parregullsi në këtë drejtim! Me të vërtetë, Shpend Ahmeti me këto vjedhje të njëpasnjëshme dhe zhvatje të qëllimshme, po ia kalon edhe pushtetarëve më të inkriminuar në këto 20 vjetët e fundit tejet kriminalizuese", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot" 

Zhvatësit po bëhen bashkë

Analisti politik Reshat Badallaj konsideron se bashkimi i PSD-së së Shpend Ahmetit me klanin "Pronto", sado që mund të vonojë, është një proces i pashmangshëm, sepse ndryshe nuk do të mund të funksionojë. "Klani mafiozo-oligark bashkë me hajnin, matrapazin, të pabesin Shpend Jahti dhe të tjerët që i ka rrotull, si Molliqajn e Dardan Sejdiun, këta nuk zgjedhin mjete dhe nuk ka vijë të kuqe se me kë bashkohen kur është fjala te hajnia dhe te pozita karrieriste. Ky grup banditësh pa më të voglin dyshim, se këta jo vetëm me klanin mafioz e banditesk 'PRONTO', por këta bashkohen edhe Serbinë e me Rusinë vetëm për të trashur xhepat e tyre", potencoi Badallaj për "Kosova Sot

Qytetarët paralajmërojnë ndëshkim elektoral për dezertorët e VV-së

Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta, nuk besojnë që Shpend Ahmeti dhe PSD-ja, të cilën ai tani e drejton, do të vazhdojnë të vetëqeverisin, pa iu bërë patericës PDK-së, AAK-së dhe klanit "Pronto", qoftë në qeverinë komunale, qoftë edhe në nivelin qendror. Qytetari Rushit Gashi është i sigurt që klani "CocaCola Zero" i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, tani si PSD, nuk do të bëjnë hapa utje pa bërë martesë me klanin "Pronto", qoftë edhe marrëveshje të pashkruar, por një lloj mbështetje 'parimore". "Që 18 vjet po bëhen dhe unë nuk e di çka ka përfituar qytetari nga këto parti politike që i patëm në pushtet, prandaj as prej këtyre nuk pritet diçka më ndryshe, vetëm për interesat e tyre", tha Gashi. Qytetari Xhevdet Igrishta tha për "Kosova Sot" se nuk janë akoma të definuara të gjitha çështjet rreth këtyre shpërthimeve të fundit, konkretisht largimeve prej VV-së. "Është akoma herët për të ardhur deri te një konkludim. Mirëpo, prapëseprapë po mendoj që ata nuk kanë qenë të përshtatshëm , të denjë për VV-në, nuk e kanë pasur seriozisht qëndrimin në VV, dhe ata që e kanë seriozisht po rrinë aty dhe nuk lëvizin. Unë personalisht sikur të kisha qenë në një parti politika aty do kisha qëndruar dhe nuk do ta kisha ndryshuar, por edhe po të isha larguar, nuk do të kisha shkuar diku tjetër", vlerë- soi ai. "Unë mendoj që këta nuk kanë të ardhme hiç, mendoj 100% që kanë për të pësuar rënie në masë të madhe në zgjedhjet e ardhshme, këta do të jenë të parët që do të ndëshkohen nga elektorati", theksoi Xhevdet Igrishta. Futjen e shpejtë të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut në PSD-në e tyre nën ombrellën e klanit "Coca- Cola Zero" e sheh edhe qytetari Hakif Hamiti. "Po ata sikur të kishin dashur të jenë së bashku nuk do të ndaheshin dhe është krejt e pritshme që të planifikojnë si klan 'Coca- Cola Zero', edhe Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me grupin e tyre tash kinse PSD, që t'i bashkohen Qeverisë së klanit 'Pronto', sepse vetëm me këtë veprim do të bëhej edhe legalizimi përfundimtar i lidhjes së tyre të fshehtë që ka funksionuar deri më tani mes tyre. Ish-kolegët e deridjeshëm të Shpend Ahmetit po e thonë këtë, pse nuk po e thonë ata për dikë tjetër, por po e thonë për Shpendin dhe të tjerët rreth tij, ata e dinë, sepse kanë qenë së bashku deri dje , pse nuk po thonë për ty dhe mua, por për Shpend Ahmetin dhe PSDnë? Pra, ata kanë interesat e tyre dhe nuk është fare larg mendsh që të bashkohen me klanin 'Pronto'", potencoi Hamiti.

(Kosova Sot)