Aliu:Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut po planifikojnë që t'i bashkohen Qeverisë

  • 25 May 2018 - 19:30
Aliu:Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut po planifikojnë që t'i bashkohen Qeverisë

Sipas analistit politik Bislim Aliu, lëvizja e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut drejt klanit "Pronto" është e pashmangshme. "Me siguri, 'Coca- Cola Zero' i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut po planifikojnë që t'i bashkohen Qeverisë së klanit 'Pronto', për t'u legalizuar lidhja e vërtetë mes tyre dhe klanit kriminal 'PRONTO'. Ndaj, ish- kolegët e deridjeshëm të Shpend Ahmetit, më saktë- sisht ish-drejtori i Urbanizmit Liburn Aliu po akuzon Shpend Ahmetin dhe PSD-në, se ata po e mbajnë Qeverinë, duke u mbështetur në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe në Partinë Demokratike të Kosovës. Dhe, tani e kemi një dilemë të madhe, a thua, si mundet tani Liburn Aliu të bëjë akuza të tilla, kur deri dje shitnin pa u ndalur kriminalisht leje të ndërtimit, së bashku me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun dhe me klikën e tyre?! Dhe, mos vallë u bën të këqij brenda natës Shpend Ahmeti dhe klika e tij, apo ata ishin gjithnjë të inkriminuar edhe sa ishin bashkë, por që tani iu zbardh fytyra e vërtetë, meqë gjithmonë kanë qenë patericë e krimit të organizuar, klanit 'Pronto' si dhe mafio-oligarkëve të këtij klani?!", u shpreh ai. "Andaj, gjatë tërë mandatit të parë të Shpend Ahmetit është vjedhur dhe abuzuar me të madhe, por edhe tani po vazhdojnë me të madhe shitjen e lejeve ndërtimore, pastaj shkeljet e ligjit në tenderë, meqë katër herë reagoi 'Gjykata e tenderëve' ndaj Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prishtinës, vetëm gjatë këtij muaji?!", vijoi më tej Aliu për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)