Jemi të gatshëm për dialog me Trumpin, thotë Putin

  • 25 May 2018 - 20:34
Jemi të gatshëm për dialog me Trumpin, thotë Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se është gati të angazhohet në dialog me Shtetet e Bashkuara.

Trump në fillim të këtij viti bëri të ditur se të dy liderët duhet të takohen së shpejti.

Duke folur në një forum ekonomik në Shën Petersburg, në praninë e presidentit francez Emanuel Makron, Putini tha se për shkak të çështjes iraniane, Koresë së Veriut dhe frikës nga armët e reja, samiti është shumë i rëndësishëm.

“Ne jemi të gatshëm për një dialog me Trumpin, por tani për tani nuk funksionin. Shumë probleme janë shfaqur”, tha Putini.

 

(Kosova Sot)