SHBA akuzon Nicolas Maduron për krime kundër njerzimit në Venezuelë

  • 26 May 2018 - 12:52
SHBA akuzon Nicolas Maduron për krime kundër njerzimit në Venezuelë

Qeveria e Donald Trump ka thënë se nuk “ka limite” në përgjigjen e tij me sanksione për regjimin chavist. “Janë duke e mbytur urie popullin e vet si dhe e shfrytëzojnë ushqimin për manipulim politik, ky është veprim i pështirë ka deklaruar Juan Cruz, këshilltar për Amerikën Latine në Shtwpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar të premten qeverinë e Venezuelës që është duke bërë “krime kundër njerizimit” duke “vrarë urie popullin e vet” të njejtën gjë që e bënte “regjimin Pol Pol” në Kamboxhia në vitet e  70-ta.

Sekretari Gjeneral i Organizatës së shteteve Amerikane, Luis Almargo, ka denoncuar  një vit më parë se në Venezuelë janë duke u kryer krime kundër njerëzimit.

Deri më tani presidenca e Trump nuk ka denoncuar qeverinë e Venezuelës për ekzistencën e këtyre krimeve, ai e bëri këtë deklaratë duke katër ditë para se të dalë një raport i elaboruar nga ekspertët e Organizatës së Shteteve Amerikane për të determinuar nëse ka bazë për të paditur Venezuelën në Tribunalin e Hagës.

(Kosova Sot)