Përfundon protesta e opozitës, Basha: Aksioni ndaj qeverisë së krimit do të vazhdojë

  • 26 May 2018 - 13:51
Përfundon protesta e opozitës, Basha: Aksioni ndaj qeverisë së krimit do të vazhdojë

Në përfundim të protestës, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia blu, ku ka bërë me dije se aksioni opozitar do të vazhdojë.

Basha ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen, duke theksuar se ata i dhanë mesazh të qartë kësaj qeverie.

Ai tha se shqiptarët janë europianë, kurse Edi Rama është barbar.

“Ju falenderoj për protestën tuaj popullore kombëtare dhe europiane. Për mesazhin e qartë dhe të prerë që populli i dha sot qeverisë të krimit dhe korrupsionit, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës dhe lakejve të tyre pengesës së vetmë për Shqiërinë si gjithë Europa.

Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa rreshtuar deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria më anti europiane në Europë. Derisa Shqipëria të realizojë aspiratën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Sot shqiptarët folën, sot foli dhe Europa. Nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin, me pushtetarët e lidhur.

Ju jeni shqiptarët europianë, Edi Rama është një barbar i korruptuar. Ju protestuat si europiane  kundër qeverisë së krimit që është pengesa kryesore për  Shqipërinë europiane.

Qindra mijëra punonjës të policisë iu përmbajtën ligjit, por disa prej tyre ngritën dorën ndaj protestuesve dhe palgosën disa prej tyre duke përfshirë edhe kryeredaktorin e RD, gazetarin Blendi Kasmi. Përgjegjësinë për këtë e ka Edi Rama dhe Agron Fatmir Xhafaj të cilët do ti mbajnë përgjegjës për aktet e dhunës ndaj protestuesve. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë për Shqipërinë drejt Europës. Orët e Ramës janë të numëruara.”, tha Basha.

Protesta e ditës së sotme për largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt u shoqërua me tensione të shumta.

Pas fjalës së Bashës para godinës së Kryeministrisë, ai ftoi qytetarët drejt Ministrisë së Brendshme.

Pasi kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Brendshme, protestuesit janë konfiltuar me policinë, ndërsa është dashur ndërhyrja e Bashës për të qetësuar situatën.

Protesta e opozitës erdhi pas publikimit të audio-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, për të cilin PD pretendon se është regjistruar duke bërë pazare droge.

(Kosova Sot)