Shkodra: Që nga paslufta, kjo kastë politike nuk u vërejt se kanë bërë një qeverisje të vetëdijshme

  • 26 May 2018 - 14:17
 Shkodra: Që nga paslufta, kjo kastë politike nuk u vërejt se kanë bërë një qeverisje të vetëdijshme

Qeverisjet e dështuara të pasluftës Sipas analistit Shefik Shkodra, që nga fillimi i pasluftës, nga kjo kastë politike, nuk u vërejt se kanë bërë një qeverisje të vetëdijshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

"Që të gjithë u vërsulën,duke sharë të parët, ata të dytët se do ta bëjnë më mirë, se ata janë të korruptuar dhe po bëjnë skandale politike, ekonomike etj., ne kur të vijnë do ta rregullojmë këtë vend. Dhe kjo u provua me ata e me këta, por doli si një befasi për opinionin tonë. Dy partitë që e mbajnë veten si të parat, herë njëra e herë tjetra (LDK dhe PDK), janë rrjedha e të gjitha të këqijave që i janë kanosur vendit tonë. Duke filluar me një privatizim të egër e për interesa të institucionalitëve qendrorë dhe lokalë, e bën rrafsh...Nuk u mbeti qytetarëve kurrfarë mbështetje në askënd dhe në asgjë. Më parë zhdukën ekonominë. Plaçkitën toka, dyqane, banesa, bënë lloj-lloj falsifikimi me dokumentacione për punë të veta. Punësuan militantë në arsim, në shëndetësi, në gjyqësi, në administratë, pjesa më e madhe gjysmakë, analfabetë, vetëm servilë e të përulur", u shpreh ai."

Politika nuk bëhet me njerëz analfabetë. Por, Kosova u nëpërkëmb edhe me plaçkitje të buxhetit të saj nga ana e institucionalitëve, duke filluar nga ato kuvendet epahairit, me paga e mëditje, me qeveritë e shtrenjta e pa ndonjë funksionalizëm si duhet", tha Shkodra për "Kosova Sot". Ai shton se sistemi i drejtësisë është kapur tërë- sisht nga politika."Tash ka filluar të shihet sa lëndët kanë mbetur të paluara nëpër skedat dhe raftet e kancelarive të tyre...", ka thënë Shkodra.

(Kosova Sot)