Hertica: Asnjë rezultat për keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore nga ana e institucioneve

  • 26 May 2018 - 14:22
Hertica: Asnjë rezultat për keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore nga ana e institucioneve

Analisti politik Ali Hertica, për " Kosova Sot", tha se që nga fillimi i funksionimit të ZAP-it, për auditimin e institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal, thuajse raportet e këtij institucioni asnjëherë nuk janë marrë parasysh dhe me seriozitet nga ana e organeve të drejtë- sisë, dhe shpeshherë ato raporte edhe janë injoruar nga Prokuroria e Shtetit dhe Gjyqësori, sepse aty janë njerëzit e klaneve dhe grupeve ordinere.

"Mbase tani e tutje nuk do të jetë kësisoj, ngase zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit kanë premtuar se do të ndërmarrin veprime konkrete duke caktuar edhe një prokuror, i cili enkas do të merret vetëm me hulumtimin dhe verifikimin e raporteve në fjalë për abuzime të institucioneve të vendit që nga niveli qendror deri tek niveli lokal", potencoi ai. "Të gjitha këto keqpërdorime janë të evidentuara nga organet ndjekëse për individët e caktuar po deri më tani asnjëherë nuk dha rezultat për t'i trajtuar të gjitha këto keqpërdorime dhe shkeljet ligjore nga ana e institucioneve dhe klaneve të tyre të implikuar në këtë drejtim", u shpreh Hertica. 

(Kosova Sot)