Isaku: Po kryejnë fakultete, magjistratura dhe nuk po ka punë!

  • 26 May 2018 - 17:15
Isaku: Po kryejnë fakultete, magjistratura dhe nuk po ka punë!

Qytetari Fehmi Isaku gjithashtu mendon se kjo klasë politike nuk ka punuar asgjë.

"Kurrfarë note e vlerësimi pozitiv nuk mund t'u jap këtyre...pak apo pak e hiq, sepse kryesorja papunësia është në nivel të lartë, rinia po ikin. Ata po kryejnë fakultete, magjistratura dhe nuk po ka punë për ta, vetëm punë- torë sigurimi dhe vozitës- shoferë të taksive, se për të shpresuar ta gjejnë atë drejtimin e vet adekuat që e ka kryer shkollën jo, nuk ka aspak shpresë as mundësi", tha Isaku, i cili akuzoi madje edhe stafin ndërkombëtar se në shumë raste ata i kanë bërë dëm shtetit të Kosovës akoma më shumë së kjo kastë jona politike, duke u bërë së bashku në krim e korrupsion.

(Kosova Sot)