'Çartet' Veseli nga Tirana i thotë Serbisë se s’ke alternativë tjetër pos njohjes së Kosovës

  • 27 May 2018 - 11:41
'Çartet' Veseli nga Tirana i thotë Serbisë se s’ke alternativë tjetër pos njohjes së Kosovës

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur se Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën e pavaruar. Thotë që njohja do të vijë natyrshëm, ndërsa Kosovës do t’i hapet perspetivë për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë vazhdimisht pohojnë se nuk do ta njohin Kosovën.

“Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën, nuk e kam në kuptimin negativ dhe as imponues. Është proces natyral dhe logjik, është edhe në vetë të mirën e shtetit serb, në proceset integruese, përmirësimin e jetës ekonomike që mos ta ketë Kosovën si barrë se nuk mund ta mbajë. Kosova është rritur aq shumë sa është shumë lart Serbisë”, u shpreh Veseli për Ora News.

Sidoqoftë, Veseli ka folur edhe rreth liberalizimit të vizave duke shpresuar në vendimarrje poziteve nga ana e BE-së.

“Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur optimist edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kemi një moment ku jemi pothuajse në fazën finale ku Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Veseli. 

 

(Kosova Sot)