Aksident mes trenit dhe veturës në Ferizaj

  • 27 May 2018 - 11:42
Aksident mes trenit dhe veturës në Ferizaj

Dje në fshatin Nekodim të Ferizajt, një veturë është goditur nga treni në hekurudha. Siç njofton policia përmes raportit policor, një burrë duke mos i respektuar shenjat në trafik, kur ka hipur mbi binarë të hekurudhës, vetura i është ndalur dhe s’ka arritur të shkoj më tutje.

Nga ky aksident përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për persona të lënduar.

 

 

(Kosova Sot)