Papa Francisco për Martesën: “Nganjëhere është më mirë të ndahesh dhe të evitosh një luftë”

  • 27 May 2018 - 13:56
Papa Francisco për Martesën: “Nganjëhere është më mirë të ndahesh dhe të evitosh një luftë”

Papa Francisko ka thënë se nuk mund të “divorcoj një martesë” por se “nganjëherë ndodhë që një martesë nuk funksionon dhe është shumë më mirë ndarja në mënyrë që të evitohet një luftë botërore”.

Përpara disa çifteve që kishin më shumë se 50 ose 25 vjet martesë, papa kishte thënë se “martesa është diçka shumë e bukur që Zoti ka krijuar” fjalë këto të papës që janë publikuar në web të Vatikanit. Papa Argjentinas ka treguar se kur është takuar me një çift që po festonte 60 vjetorin e martesës, ai i kishte pyetur se nëse janë të lumtur, “të dytë u shikuar drejt në sy, dhe sytë e tyre u mbushën me lot dhe më thanë përgjigjur “jemi të dashuruar”.

Ai ka thënë se “ është e vërtetë që ka vështirësi, probleme me fëmijët ose në çift, por e rëndësishmja është që ata të tejkalohen dhe të mbesin të bashkuar”.

 

(Kosova Sot)