Gashi dhe Majko takojnë pesë kryetar komunash Arbëreshe

  • 27 May 2018 - 14:43
Gashi dhe Majko takojnë pesë kryetar komunash Arbëreshe

Ministri i Diasporës Dardan Gashi dhe homologu i tij në Shqipëri, Pandeli Majko, gjatë ditës së sotme zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në komunën Piana degli Albanesi si edhe autoritetet lokale italiane.

Ministri Gashi, pasi i dhuroj flamurin e shtetëror të Kosovës, nënvizoi se në tetor Kosova dhe Shqipëria do të presin në Prishtinë kryetarët e komunave të Arbëreshëve në Sicili dhe Kalabri për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

 Ministri Gashi kërkoi gjithashtu që kultura arbëreshe të jetë e ruajtur si pasuri e UNESCO-s.

Ministri Majko u shpreh se si ministri i parë i Diasporës në historinë e Shqipërisë, e konsideron një përparësi bashkëpunimin me arbëreshët. “Miq të huaj më pyesin si merreni vesh me arbëreshët. I them shqip”.

Kryetari i Bashkisë, Ing.  Rosario Petta u shpreh se komunitetet arbëreshe në këtë provincë, por edhe më gjerë, janë të njohur për vlerat e tyre të spikatura si edhe ruajtjen e traditave shqiptare. Ai njoftoi ministrat se autoritetet vendore kanë përgatitur dy dokumente për qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, në të cilën parashtrojnë një program konkret bashkëpunimi midis autoriteteve rajonale me të dy qeveritë. Letra propozon krijimin e një agjencie arbëreshe për koordinimin e bashkëpunimit të komuniteteve arbëreshe dhe autorit

Nesër, të dy ministrat e diasporës, do të zhvillojnë takime me autoritetet e Palermos.

 

 

(Kosova Sot)