Komuna e Ramiz Lladrovcit nis shenjëzimin e rrugëve

  • 27 May 2018 - 15:01
Komuna e Ramiz Lladrovcit nis shenjëzimin e rrugëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e Komunës së Drenasit, këtë fundjavë ka nisur implementimin e projektit të shenjëzimit horizontal të rrugëve.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Lumnije Krapi, ka thënë se projekti ka filluar të implementohet brenda qytetit për të vazhduar pastaj edhe në rrugët tjera në periferi dhe në vendkalimin e këmbësorëve.

Projekti ka nisur të realizohet këtë të diel për arsye se komunikacioni është më pak i frekuentuar nga automjetet.

 

 

(Kosova Sot)