Vritet kafsha e rrallë, nuk dihet se çfarë është

  • 27 May 2018 - 15:08
Vritet kafsha e rrallë, nuk dihet se çfarë është

Teksa e pa që po i afrohej bagëtive një fermer amerikan në Montana vrau me çifte një specie që fillimisht iu duk si një ujk.

Por pasi u afrua zbuloi se nuk kishte parë një kafshë të tillë kurrë në jetë.Ekspertët e faunës në SHBA janë habitur tej mase nga një kafshë e ngjashme me ujkun që u vra javën e shkuar.

Pasi bënë inspektimet e para, ekspertët amerikanë thanë se nuk janë në gjendje të përcaktojnë specien. Sipas tyre nuk bëhet fjalë për një ujk, pasi dhëmbët i ka më të shkurtër, putrat e përparme tej mase të vogla, ndërsa kthetrat shumë të mëdha.  Madje as forma trupore dhe pellushi nuk i ngjajnë atyre të ujkut.

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një femër dhe vetëm pasi të merren rezultatet e ADN-së pas disa javësh do të ketë më shumë të dhëna për të përcaktuar se për çfarë kafshe bëhet fjalë.Pasi fotot u bënë virale në internet plasën edhe teoritë konspirative se bëhet fjalë për një njeri-ujk, një ari i vogël apo një i afërm i Këmbëmadhit misterioze.

Image

 

 

(Kosova Sot)