Deri në vitin 2045, njerëzit do të martohen me robotë

  • 27 May 2018 - 17:09
Deri në vitin 2045, njerëzit do të martohen me robotë

NJË PARASHIKIM TË TILLË E BËN SHKENCËTARI QË KRIJOI ROBOTIN SOPHIA, DR. DAVID HANSON

Një ekspert kryesor i robotikës thotë se, deri në vitin 2045, robotët androide do të kenë të njëjtat të drejta qytetare, sikur edhe njerëzit, duke përfshirë edhe të drejtën për t'u martuar, si me njerëz, po ashtu edhe me robotë të tjerë. Këtë pretendim e ka bërë Dr. David Hanson, autor i disa prej androideve më të përparuar në botë, duke përfshirë edhe robotin Sophia. Dr. Hanson beson se, deri në vitin 2029, inteligjenca artificiale e robotëve do të jetë e barabartë me atë të një fëmije njëvjeçar. Kjo do ta hapë derën që androidet të marrin detyra të thjeshta në ushtri dhe shërbimet e emergjencës vetëm dy vjet më vonë, në vitin 2031, derisa një dekadë më pas, robotët do të kenë të drejta të barabarta me njerëzit.

 

Fillimi i një periudhe të re për shoqërinë njerëzore

Dr. Hanson, kompania e të cilit, me seli në Hong- Kong, e quajtur "Hanson Robotics", qëndron prapa inxhinierisë së robotëve të tij, e thotë këtë gjë në një punim të botuar rishtazi, me titull "Entering The Age of Living Intelligent Systems and Android Society" (Fillimi i epokës së sistemeve të gjalla inteligjente dhe të shoqërisë androide). Në këtë punim, ai thotë se, zhvillimi i robotikës do ta paraqes fillimin e një periudhe të re për shoqërinë njerëzore, ku androidet do ta kenë të drejtën për t'u martuar, për të votuar dhe për të poseduar tokë. Edhe pse kjo do të shihet ligjore në sytë e shtetit, Dr. Hanson pret që androidet, megjithatë, të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë për një periudhë të caktuar. 

SHBA-ja do të jetë vendi i parë që do t'i pranojë robotët androidë si entitete të gjalla

Deri në vitin 2035, ky shpikës amerikan beson se androidet do të tejkalojnë njerëzit gati në çdo fushë të veprimtarisë, transmeton "Koosva Sot Online". Një gjeneratë e re e robotëve androidë do të jetë në gjendje të japë provime në fakultet, të marrë doktorata dhe të funksionojë me inteligjencën e një njeriu të moshës 18 vjeçe. Kjo do të ndikojë që të fillojë ajo që Dr. Hanson e quan 'Lëvizje globale për të drejtat e robotëve'. Kjo lëvizje pritet që të lindë në vitin 2038 dhe do të përdoret për ta analizuar trajtimin etik të robot- ëve inteligjentë në shoqërinë njerëzore. Sipas këtij shkencëtari, në vitin 2045 SHBA-ja do të jetë vendi i parë që do t'i pranojë robotët androidë si entitete të gjalla, me të drejta të plota civile. Roboti i saj Sophia tanimë ka hyrë në histori, pasi që në tetor të vitit 2017 mori shtetësinë e Arabisë Saudite.

 

(Kosova Sot)